Çaste poetike me poeten;Sadbere Gagica SPAHIJA
JU
————-
Ju e gjykoni atë
dhe a e ke menduar vërtet
si ndjehet ajo?
dhe si duron
të paktën një herë
fut vetën në lëkurën e saj
kaloni nëpër…
rrugë me gjemba
ku ecën..
Merr
të paktën pak nga dhimbja e saj
dhe qaj njëherë sinqerisht…
Sepse ajo qan
një kohë të gjatë
pastaj..
gjykoni lirisht..
/www.QendraPress.com/