Çaste poetike me poeten;Anila TOTO

Në varreza

——————-

Pastaj dëgjoj zëra që më rrijnë larg

Lëvizin trupa që nuk i shikoj.

Gjithçka përreth është në dukje e paqtë,

Por heshtjet s’i ngatërroj!

Dua të iki, dua të rri. Mpihem nga dyzimi

Përtej ndarjes pa ta ku të shkoj?

Ndoshta i ka mbytur malli e dëshpërimi

Nuk dua më tej t’i lëndoj.

U thashë disa fjalë me zë të ulët

Nuk arrij të çlirohem pa ua treguar.

Tim E’ti nuk i thashë se nëna po kërruset

Do të ishte dëshpëruar.

Tim vëllai i thashë disa gjëra të tjera

S’ia fal që më la vetëm!

Pastaj u luta mbase fjalët i merr era

E çon ndonjë lajm tjetër.

Në fund paraardhêsit njêri pas tjetrit

Me njê heshtje larpamëse e madhore

Dhe pse të gurtê ata mê buzêqeshin

E ndihem tradhêtore !

U nisa drejt jetës poshtë pemësh të larta

Që rrijnë në anë të rrugës në dy anë.

Këtu edhe drejtimet janë shumë të qarta

E kthime pas .. nuk kanë.

Kur kthehem nga varret…më mbyt vetmia,

Asnjë lot më në trup s’më ka mbetur.

Ndihem e huaj nga e gjithë njerëzia

Nuk jam më as e gjallë, as e vdekur!

/www.QendraPress.com/