Çaste poetike me poeten;Barie ÇUPI

Do vdes në kopshtin e Zotit.

————————————-

Në qiell pinë ujë drite,sfondet e mia,

pastelet e akullta janë thyer,

do vdes në kopshtin e Zotit,

aty ku stinët,kafshatën kanë ngjyer.

Në qiell do më zërë gjum’i fundit

hijet dhe heshtjet,do bëhen zana,

aty ku janë rrëzuar diej e yje,

aty ku janë dëgjuar kambana.

Në krahë të reve do t’ngrijë loti,

këngë do çelin,pëshpëritjeve të erës,

dhe hëna,fytyr’zverdhur do qeshë,

në Olimpin e kopshteve të pranverës.

Në qiell shpirti im,do ndërtojë statujën,

në gojëdhëna do lundrojë përmallur’

aty çerdhja e fjalëve,si det i trazuar,

vark’e mirësisë,rrugët do lërë hapur.

/www.QendraPress.com/