Fryma poetike e së dielës me poetin; Beqir BINISHI
Asgjë nuk po të kërkojë
( Mikes )
**********************
Jeta i ka ngjyrat e ylberit
Në ditën me diell retë hedhin pluhur shiu
Në qiell shfaqet ylberi yberi i dashurisë
Mike me mua është rrugëtimi i vështirë
Mos më thuaj të dua dashuria nuk vjetrohet
Netët e mija i stolisin yjet nuk kemi çati
Shtrati im është me gjethe pemësh në natyrë
Para se të më thuash të dua pyet zemrën
Mos ma vrani ëndrrën për ditët me diell
E kaluara është e vdekur e ardhmja po lind
Jeta ngjyrat e ylberit i ka fund e fillim
/www.QendraPress.com/