Prizreni qytet që identifikohet me traditën e  vjetër që qofteve

       Saherë  përendet  qyteti i Prizrenit  pos bukurisë së këtij qyteti njerëzit e dijë se Prizreni, njihet për trashëgimi dhe monumentet të trashëgimisë, për  pozitën gjeografike si dhe për qoftet që  njihet si i  vetmi “shehër”, që ka këtë traditë të lashtë . Prizreni jo vetëm në Kosovë, por tani edhe nga; Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e edhe nga shtetet evropiane si;Gjermania  Franca e Zvicra, ata ose kanë shijuar së paku njëherë këto ushqime të këndshme dhe të shijshme ose kanë dëgjuar për këto ushqime tradicionale rikthehen përsëri në këtë qytet. Besim Shkreli,tani pronar i  i restorantit familjar të njohur ‘Te Besimi”  duke rishpjeguar faktin se ai është brezi i katërt që po e përcjellë zejen e qoftexhiut  Por  në  familje e  tij tashëm edhe  Islam  i biri tij  edhe   tjerët  e përcjellin këtë zeje  të lashtë. I pari  brezi i katërt i Besimit ,Iljazi tha se këtë zeje e nisi në kushte dhe rrethana të kohës . Por, ne me përkushtim si familje e përcollëm këtë zeje. Tani edhe unë e vëllau im Mërgimi e përsosëm pak më shumë këtë zeje. Por, edhe fëmijët tanë po këtë zeje e ushtrojë. Biri im e mbanë emrin e babait tim Islami ky është i treti, Isalm i radhës që kultivon këtë traditë edhe pse ne jemi shkolluar dhe kemi edhe fakultete të  kryera megjithatë,këtë zeje dot nuk e ndërrojmë shprehet Besimi. Ai na bëri të ditur se vikendeve  më së shumti  kanë mysafirë nga Shqipëria, por nuk mungojnë as turistë nga shtetet tjera. Bile ata pas drekimit kur paguajnë jo shumë para, befasohen këndshëm dhe kërkojnë nga ne edhe vizitë karta. Njëri ndër ata që me përkushtim ka ruajtur traditën e qofteve katrore  është  familja Smani, Besnik Smani ripërsërit edhe një fakt tjetër se kjo zeje jo vetëm që përcillet në familje  Samani, por ende shumë qytetarë vazhdojnë të ruajnë këtë traditë. Jemi më të njohur për prizrenasit,ngase pjesa loklalet tona nuk ka arritur që këtë lloj qebapi ta afirmojë edhe më shumë. Por, për  kosovarët  ende vazhdon të jetë vend i preferuar restoranti “Te Syla “ por që i ka  dy emra edhe “Allambara”.. Prizrenasit vazhdojnë të pohojnë se njihen për këto prodhime . Këtu  bëhet një  brumë i veçantë  i specialiteteve. Kështu  pohojnë edhe vëllezërit Kryeziu nga Atmaxha dhe ata Sallauka nga Prizreni  pohon se tradita e qofteve në Prizren ka më shumë se një traditë, sepse  është primare të dihet se shumica e qoftexhijëve prizrenas ndoshta si askund tjetër përdorim mishin e freskët. Në këtë drejtim ne pyetëm Besim Shkrelin pasi që ai konsiderohet hargjuesi më i madh i mishit, ai shpjegon  faktin se deri më tani gjithmonë përdor mish të freskët, bile edhe atë vetëm nga  bagëtia  e Kosovës. Sepse ai mish ka më shumë butësi dhe ka më shumë kripë që e përmban vetvetiu.
    Historianët e këtij  qyteti në  hulumtimet e tyre duke dashur që  këtë qytet ta nxjerrin si qytet të  moçëm pohojnë  se  tradita e përpunimit të mishrave  është i hershëm, por ata  pohojnë  se  dikur mishi është përdorë si i thatë  dhe I zier. Kurse përpunimin e  mishit me cilësi si qoftet e këto prodhime pohojnë ata se i kanë sjellur nga orienti. Kurse qytetin e Prizrenit e nxjerrin si një qytet me mbi një shekull me këtë traditë. Për këtë reportazh  takojmë  mysafirë  të shumtë nga  Shqipëria tek restoranti”Te Besimi” takuam mysafirë  kryesisht nga Shqipëria. Edona Bejto  tregon se në  Shqipëri kemi  ushqime të mira, Por si këto këtu në Prizren nuk i gjenë në gjithë botën, unë kam shëtitur në Itali ju kosovarët. Këtë here kemi drekuar specialitete si qofte e qebapë dhe  mbetem shumë  të kënaqur, derisa herën e kaluar  ishin në restorantin e traditës  ku patëm mbetur  edhe atje  të befasuar për mirë. Kishin ardhur mysafirë nga  Shkup   dhe  tek familja Shkreli  thanë se sot  këtu po ndihemi mirë  edhe me ambientin kaq të bukaur brenda dhe  me ushqime kaq të freskta e të  bollshme.Me të  gjitha specialitetet e restorant “Te Besimi” dhe  mbetem shumë të kënaqur  jo vetëm më  ushqimin por edhe me koston  kësaj dreke u shprehën ata. Nga  ky vit tashmë ka  filluar edhe  festivali tradicional i qofteve më të mira në qytet/www.QendraPress.com/
                                         Q.THAÇI