Pas koordinimit të përbashkët;Komunë-‘’Hidroregjioni jugor’’ dhe QRTK-ja  besohet  do të  zgjedhin problemin rrjedhës së ujit në gjetjen arkeologjike  në sheshine Lidhjes në Prizren.        

                    Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren jo vetëm edhe gjatë  dimrit por edhe në stinëve tjera  po ka ujë  brenda  kësaj gjetje .Instituti Arkeologjik i Kosovës gjatë vitit 2016 ka vazhduar gërmimet me karakter shpëtimi në Sheshin e Lidhjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mbetje arkitektonike të periudhës klasike romake, përkatësisht të shekullit II-III. Pas një varg intervenimesh këtu është pa se ka rrjedhë të ujit  dhe pas kësaj  janë mbledhur të  gjithë  bashkë Qendra për Trashëgimi Kulturore në Prizren, komuna e Prizrenit dhe  përfaqësuesit e Hidroregjionit jugor ,  që të shohin se ku qëndron  defekti i ujit që vazhdimisht po rrjedhë këtu. Bashkarisht të  gjithë  besohet  që  këtë  rrjedhje  uji ta eliminojnë, Drejtori i QRTK-së  Samir Hoxha, tregon se  pas  këtu në këtë  gjetje të veçantë arkeologjike  ka  rrjedhje uji  në bashkëpunim me Komunën e  Prizrenit dhe stafin e Hidroregjionit jugor bashkërisht me ekspertë  të fushës  jemi  mbledhur sot  për të  pa  se si të eliminohen  këtu këto rrjedha uji dhe  të bëhet  mbrojtja e kësaj gjetje  të trashëgimisë. Kryeshefi i Hidroregjionit jugor Fadilk Berisha,tregon se  pas  lajmërimit nga QTRK-së  ne  kemi kontaktuar dhe kemi marrë edhe  miratimin e  komunës së Prizrenit, dhe drejtorit Çelë Lamaj  pas  punimeve që  do ti bëjmë  për të eliminuar  këto rrjedhje uji këtu, ata do ta rikthejnë në gjendje të më parme   këto  punime. Sot jemi bashkë për të pa mundësinë e eliminimit të këtij defekti tha z. Berisha. Derisa ekspertët e fushës besojnë  se  pas këtij intervenimi do të gjendet  mundësia  që  ky defekt i rrjedhës së ujit të  eliminohet përgjithmonë. /Rtv Besa/ transmeton/QendraPress.com/