Çaste poetike me poeten:Lipo MIRELA
Pranverë edhe pas nesh do të ketë,
———————————————
Edhe pas nesh do të çelin lulet ne pranverë,
Do të ketë blerim e sythe nder male,
njësoj edhe aromë , jargavane me erë.
Te njëjtën gjallëri do të kemi në behare,
Edhe pas nesh do të ketë kanarina.
po aq njesoj do , fluturojnë e këndojnë.
Njësoj në livadhe, qengja e blegërima .
Mbi lumenj, pulëbardhat do të
vallëzojnë.
edhe pas nesh do te ketë gjallëri.
Do të vazhdojë njësoj që të ketë jetë,
Po njësoj do të ketë gëzim e dashuri .
Edhe atëherë kur të bëhemi ,
pluhur dhe hi….. /www.QendraPress.com