Çaste poetike me poetin;Rexhep F. MORINA
MË IKË ZEMRIMI
——————————-
Ftohtësi stine është harrimi,
Dhembja zhurit si përvëlimi,
Lehtë si era vije mallëngjimi,
Dhe në mua hiqet trishtimi!
Ngrohtësi pranvere diellzimi,
Egos i rritet përherë durimi,
Aromë lulesh vije ngazëllimi,
Dhe në mua fiket ëndërrimi!
Peizazh i bukur është lulëzimi,
Ndjenja butësi e një ledhatimi,
Madhështor rikthehet besimi,
Dhe në mua shuhet zhgënjimi!
Ngjyra mahnitëse ka blerimi,
Afshi bëhet prush përqafimi,
Çuditërisht vije ai çast gëzimi,
Dhe në mua ikën zemërimi!
/www.QendraPress.com/