Prizreni,qendër e rëndësishme për panaire të shumta kryetari Totaj falënderon të gjithë pjesëmarrësit
Prizreni,qendër e rëndësishme për panaire të shumta kryetari Totaj falënderon të gjithë pjesëmarrësit
Sot, në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish në Panairin që është organizuar prej Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtorit Ramadan Tarashaj, bashkë me stafin e kësaj drejtorie. Panirin e sotëm e hapi kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj duke përshëndetur të gjithë të pranishmit pasi që ishin prezentë edhe kryetari i komunës së Dragashit, pastaj kryekonsulli i Turqisë i konsullatës turke në Prizren, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtorë të ekzekutivit kryetari i nismës Zafir Berisha dhe kryetari i Shoqatës së gastronomisë Hysen Sogojeva,drejtori i Odës së Prizrenit Afrim Tejeci, përfaqësuesit e shoqatës Esnaf dhe shoqatat tjera nga Prizreni dhe rajoni Kryetari Totaj,duke përshëndetur dhe hapur këtë panair mes tjerash tha se Prizreni tashmë është një nga qendrat që shërben si model për panaire tha kryetari Totaj
Drejtori Ramadan Tarashaj duke përshëndetur kryetarin Totaj,dhe pjesëmarrësit tjerë i uroi që ku panair të jetë sa i suksesshëm sepse është në interes të vetë prodhueseve vendor.
Këtë panair e ka përshëndetur edhe kryetari i Shoqatës së gastronomisë ne nivel Kosovë Hysen Sogojeva. Derisa po sot në orën 14 mbahen garat e e qofteve në kei-n afër xhamisë së Sinan Pashës.