Çaste poetike me poeten;Pranvera QERIMI
Gjuetar mendimesh
——————————–
Ah sa do te dëshiroja te isha
Gjuetar mendimesh t’i gjuaja
Ti vrisja edhe nëse do te shpëtonin
Se paku për një kohe te shkurtër
do te largoheshin, E di pse?
Se kështu me ndodhe kur
nis mem rrejt gjumi,
Ku drita e hënës nis me u sos
E unë filloj për ty me u brengos
Ece lakuriq pas asnjë rrobe morale
Shpeshherë kam mendu qe
Je kufome e ec ashtu
Neper dheun e zi
Se unë njerëzit pa ambicie
Eh pa te ardhme ashtu i quaj
Por ti s’ke faj jo
Edhe e qara e qiellit u mbyll
Lot i lëshoi
Per dhimbjen tende
Qe me shume ke hëngër grushta
Sa buke,po ti s’kishe
Faj jo
Dashuria s’thone kot te verbon
Me keq se me shkop ne disa
raste te orienton prandaj
çdo nganjëherë çdo njeri humnera e
gllabëron, qoftë ne rini e qoftë ne
pleqëri askënd nuk do e mbuloj
bora e zeze e dheu i bardhe.
Askush s’e ka te njëjtin fat
Por çdo kush do e këtë një arkivol.
/www.QendraPress.com/