Çaste poetike me poetin;Setki Q. JASHARI

Dallëndyshe mike me vlerë…

——————————–

Dallëndyshe…

Mikja ime me vlerë.

Të lutem unë…

Një emigrant i mjerë.

Ëndrën time të çmendur…

Me vete ma merr…

Shpirtin keq të djegur…

Në atdhe ma shpjer…

Dallëndyshe…

Që sjell gjithmon pranverë.

Të lutem shumë…

Dëshiroj vetëm njëherë.

Si David Koperfildi…

Mua më bëj magji.

Të kthehem dhe njëherë.

Në dheun tim…

Në Shqipëri…

Si ujët e burimit…

Me lotët e mallit…

Të laj nga pluhuri i viteve

Krejt gurët e varit.

Të gjyshit,gjyshes…

Babait dhe nënës time.

Për të cilët më djegin

Ma të ëmblat kujtime.

Të vrapoj si fëmijët çamarok.

Rreth e rrotull lëmit të grurit.

Të loz si peshk i lazdruar…

Me egërsinë e dallgës së lumit.

Të lahem me dhallë të freskët

Në bjeshkë tek baxhë e stanit…

Të pushoj dhe pakëz…

Të dërmis nën hijen e manit.

Dallëndyshe bukuroshe…

O shpend i bekuar…

Mere ëndrrën time…

Me mall ngarkuar.

Fluturo mbi fusha…

Mbi gërxhe e mal.

Të lutem shumë…

Shkarkomë atje…

Dëshirën time…

Amanetin mall….

Në shtëpinë e shkatërruar…

Të braktisur vitesh…

Atje pusho…

Me fijet e zemrës time…

Ndër mure t’ranume…

Thure të fortë folenë.

Për ëndrra që digjen…

Dallëndyshe këndo…

Këndo dhe për mua….

Që braktisa mëmëdhenë

/www.QendraPress.com/