Çaste poetike me poeten; Dava Gjoka Lleshaj
PRANVERË E VONUAR !
——————————————
Gjithçka ka ndryshuar mbi këtë tokë
Asgjë nuk është siç ishte më parë
Ashtu kuturu ‘ po ecën kjo Botë
U zgjat dhe Prilli e s’po din me dalë
Ndryshova unë e ndryshove ti
Ndryshuan krejt të gjitha stinët
Në shpirt nuk ka më dashuri
N’vend të Pranverës ,tash kemi Dimër
Se di pse Pranvera vonoi sivjet
Dhe lulet vonë, shumë vonë po çelin
Stina ,stinës sikur i flet
Ik tash o Dimër ,lëshoma diellin
Se diellin o Dimër, s’ma merr dot ti
Me të do shkoj në çdo prag dere
T’i jap kësaj Bote veç dashuri
E t’ja ngroh shpirtin me diell Pranvere
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 26 Prill 202
/www.QendraPress.com/