Çaste poetike të së dielës me poeten;Elvira ZENELI
GJERDAN METAFORASH ISHA SONTE
——————————————–
Ne lexojmë pafund libra
Romane, novela dhe poezi lexojmë pafund,
Aty brenda tyre mbesin zemrat tona.
Qenka bukur, kur bëhesh muzë
Prandaj po e lë mënjanë hënën.
Sonte nuk dua të flas me të
Por me poetin dua të flas.
Hëna mund të jetë vetëm dëshmitare e dashurisë,
Thotë poeti.
Piktori ka penel pikturon gruan
Për ta bërë sa më hyjnore,
Poeti ka tingujt, ka fjalët
për ta bërë të bukur – perëndeshë
Gruan apo mua.
Sonte isha perëndeshë e tij
Gjerdan metaforash isha sonte.
Sonte Orfeu ishte i dashuruar marrëzisht
Në mua Euridikën.
/www.QendraPress.com/