E mërkura poetike me poetin:Përparim HYSI

JE SI PERËNDI !

———————————

PERËNDINË duhet ta duash,

Ndaj të thashë:-Je si PERËNDI!

E di që nuk ke çfarë të më thuash,

E di që kjo është veç dashuri!

Se ti je si një zambak ujë

Që rri gjithmonë i çelur

Ndaj pas teje jam rrëmujë

Dhe mendjen nuk e kam mbledhur.

Se vite të gjata që ke mbi supe,

Ende-ende nuk e ke humbur freskinë

Dëgjon se ç’të them dhe vetëm skuqe

SE nuk mund ta fshehësh dashurinë.

Se dashuria,sado e fshehtë,është e dukshme

Si një fshat që duket që nuk do kallaus

OH,është e “lexueshme”,krejt e “lexueshme”

Ndaj sulem drejt teje dhe të puth.

/www.QendraPress.com/