E mërkura poetike me poeten:Dava NIKOLLI
SIMBOL I PUSHKËS DHE I PENËS…
-Dëshmores Yllka Domi-
————————————————
Të kërkova përmes penës,
dhe të njoha si luftëtare.
Sot, lot i pa tharë i nënës…
mbesë e Shotës, ti vajzë shqiptare.
Yllka Domi, një poete e re,
nxënëse e shkëlqyer në mësime.
Plot frymë patriotike…
u rrit me vargun ndër frymëzime.
Pena dhe pushka simboli i saj,
Hymn i Lirisë së Atdheut.
Sot varg i këputur, në ndriçim…
por me fuqinë e vet Anteut!
Tek vargu, Yllka kishte ëndrrën,
popullin brenda në shpirt.
Dashuri për Atdheun, plot zemrën,
një Yllkë vizionare, si dritë!
Sa shumë amanete la Yllka!
Që t’ia ruajnë poezinë.
Në rërën e detit t’ia shkruajnë emrin,
mbi valë vargun e dashurinë.
Të njoha në mjegull të kohës,
sot vargu im ligjëron për ty.
Amanetin tënd do t’ia lë botës…
Yllka Domi, përjetësisht Lavdi!
7 Maj 2010.
/www.QendraPress.com/