Çaste poetike me poeten;Elida Ruci SULKAJ

Varianti nr.2 i poezisë ” MIKE MOJ…”

————————————————-

Mike moj,e mira mike,

Pse ti zemrën nuk ma hap,

Te hyj brenda unê i lumi,

E të vdes te ty, në prag!

Mike,moj e mira mike,

Gërshetderdhura mbi supe,

Kur ngarkuar shkon plot hire,

Gjysmëtrurin ma hedh tutje!

Mike,moj,e mira mike,

Tek kalon më jep tërmet,

S’pipetin asgjë ndër vite

Zemerplaga veç buçet,

Mike,nazemadhja mike,

Qe me vret me bisht syri,

Mos m’i bej prap ato finde,

Se do ringjallem nga hiri!

Mike,moj te marrtë lumi,

Siç dhe mua më ka marrë…

Në ndajnatë të pres te kumi,

Të frymojmë që jemi gjallē!

*Kumi – rërë ose zallishte ne nje breg lumi

/www.QendraPress.com/