Çaste poetike me poeten; Ibadete S.LIVAREKA
Me sy qiellit do të bredhë
——————————————-
Nata më mbajti fshetë prej ditës
sa xheloze e madhe paska qenë
tani që ushtrua anë e kënd mbi dritën
vrullin e rinisë drejt meje e ndërsen.
Në s’munda me çapa t’i ikë nëpër yje
nga shtrati do bredhë me sy
do t’ia marr ëndrrat që peng m’i mban
nuk mundet të më mposhtë le ta dijë!
/www.QendraPress.com