Çaste poetike me poetin:Murtez ASLLANI
JETA E NJERIUT
—————————
Jeta e njeriut
pak ka vlerë,
kur nuk punon
e s’jeton me nder .
Jeto me nder
se gjithkush të çmon,
mos përbuz njerëzit
se askush s’të do.
Mendja e madhe
nuk sjell lumturi,
shpeshherë ndodh
sjell fatkeqësi.
Njerëzit e mirë
sa shumë kanë vlerë
nga shokët dhe miqtë
çmohen përherë.
Këshillat e mira
ne t’i përvetësojmë,
na ndihmojnë në jetë
më t’lumtur t’jetojmë.
E çmuar është jeta
pse mos ta gëzojmë,
duke jetuar e punuar
dhe njerëzit na çmojnë?!
Familjen e shokët
respektoj e nderoj
dhe asnjë ditë
kot mos të shkoj.
/www.QendraPress.com/