Çaste poetike me poetin;Rexhep PNISHI
DASHURIA DHE MIQËSIA
—————————————–
Dashuria është e shenjtë
Lind nga miqësia e vërtetë
Me gjuhën e zemrave
Ngjitet gjer te retë.
Bisedon me engjujtë
Gjuhën e perëndive e kupton
Për ta lartësuar miqësinë
Këshillat e Afërditës i dëgjon,
Dashuria rilind me pranverën
Muaj maj e kalit tek çdo njeri
Dielli ia freskon shpirtin
Si luleve në kopshte përsëri.
Dashuria dhe miqësia
E sprovojnë çdo qift në rini
Për t’u rifreskuar jeta
Pranë shqiponjave në liri.
/www.QendraPress.com/