Fryma poetike e së dielës me poeten;Anila TOTO
Sistemet
——————-
Kërkojnë të na përçajnë mendimet
degëzojnë idetë
e humbin shpresat.
Ne që jemi rritur pranë burimeve
e na çelin
çdo ditë ndjenjat.
Kërkojnë të na ndrydhin artin
mbysin shpirtin
vrasin ëndrrat.
Ne që lindëm nga dashuritë
e veç dashuri
na njohin zemrat.
Kërkojnë të na intimidojnë
të na shkelin sedrën
edhe krenarinë.
Neve që ndihemi perandorë
e njohim
vetëm lirinë.
/www.QendraPress.com/