Fryma poetike e së dielës me poetin;Myrteza MARA

MIQËVE POETË

—————————–

Të mirët miqt’e mi!

Sa ura do ishin ngritur

me psherëtimat e vargjeve tona,

mbi lumenjtë

që lagin brigjet e shpirtrave?

Edhe drita

do kalonte pa ngrirë së ftohti,

dhembjet do i thyenin patericat

dhe rozafat do u çonin ende

bukë ustallarëve

pa u kthyer në çezma gjaku.

Ka ardhur koha,

me vargjet tona

të mbjellim së bashku

fidanat e një legjende

dhe frutat le t’i hanë brezat!

Kështu ka qenë

edhe në shekujt e vjetër:

Themelet e urave të shpirtit

i kanë ndërtuar poetët

ç’ka se mbajnë emrat e mbretërve!

/www.QendraPress.com/