Fryma poetike e së dielës me poeten;Barie ÇUPI
SA DIELLI HODHI SHTAT
———————————–
Në netët kur nuk fjeta,
qelizat m’u dobësuan,
Më gjetën a i gjeta,
yjet m’u afruan.
Kur hënës i ngjasova,
u flaka mbi shpirtra,
lot e plagë arnova,
bërë rripa – rripa..
U fola lehtë maleve,
varën kokën heshtën,
nën shkëmbinjtë e djallit,
lëkurë e kockë m’u tretën.
U tregova drurëve,
krejt i zverdhën gjethet,
iu përula gurëve,
më zunë pritë ethet.
Më panë me lak nën gushë,
njeriu më përqeshi,
mbi nje drizë gëmushë,
frikacakja frikë më ngeci.
piva ujë në përrua,
ujë zanash kristal i ftohtë,
u zgjua një dragua,
më çoi në tjetër botë.
Endrrat si çakmak,
u çliruan më thanë ngopu,
u përgjuma vonë në shtrat,
as jastëku më s’më njohu,.
Mëngjesi si çunak,
më hapi kraharorin,
sa dielli hodhi shtat,
më thau të gjithë lotin…
/www.QendraPress.com/