Fryma poetike e së dielës me poetin;Idriz Berisha XHIXHI
KËNGËT TË MOS VRAHEN
————————————–
Sa herë shpendkeqja mat kohën
Ti hyn e del nga zjarret mëkatare
Fytyrën t’a mbulojnë me rreze hëne
Imazhe të akullta vdektari.
Thirra lotin po ai mungon
Vjen shiu i paftuar çative të kuqe gjak
Për t’i la buzqeshjet e munguara
Dritë për t’i dhënë shpirtit bardhë
Kujdes,këngët t’mos vrahen
Së edhe pa gjak kanë dhëmbje
Shtrydhi,lavdi pikojnë obeliskëve
Së koha për t’a nuk perëndon
Shpëtim kanë në etjet e lumit
E pafundësive të lartësuara mbi re
Këngët e bardha në djepin e lindjës
Lëkundin gjumin e brezave
Si foshnje e buzëqeshur n’sy nëne
Janë refrene që mbushin LIRI!