Çaste  poetike me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI

Dashuria nuk është premtim

———————————————-

Nuk dua të më premtosh asgjë ..!!

Dashuria nuk është premtim..

Më kujtohet sesi sytë tanë i thyen kufijtë ..

Shkelën hartën ku kufizoheshin lotët ,

Brengat ..

Simfonia e zbrazët e krahëve që ikën…

Hapa ..

Gjysmë hapa..

Gishtërinj…

Thëllim..

Frymë..

Oshëtim muzgjesh ..

Përdëllim ageshë..

Vetëm një pikëz drite varej në gjymtyrët e thyer të Majit

Edhe unë nuk të premtoj asgjë!!..

Dashuria nuk është premtim ..

Të kujtohet sesi zemrat tona fluturuan qiellit??

Një ëndërr e madhe sa vetë ëndrra na lidhi me lastar lulesh ..

Ne e dimë …tani nuk jemi më njërës..

Jemi yje që u bëmë dritë ..

Dashuria nuk është premtim…

Ajo është rrënjë e fort që nuk thahet !

/www.QendraPress.com/