Çaste  poetike me poeten;Arjola ZADRIMA

Stuhishëm

—————————–

Vesha këmishën

xhaketën

dhe mbatha këpucët.

Isha mësua me pasqyrua

qetësi, anipse brenda krahnurit

luhej sonatë stuhie.

Ai buzëqeshi

amël , kaq amël

sa një shkrepje më tha ti heq prapë

të gjitha.

Mandej më vëzhgoi para pasqyrës

i kuqi i lehtë

kontura e buzës

dhe një përpëlitje.

Më tërhoqi gushën

më puthi epshëm e u lut heshtëm

“rri edhe pak”…

I buzëqesha në pasqyrë

e putha në përvlim

dhe me shpinën e kthyeme

U theva në një shikim.

I dashtun më ndje ,

stuhitë janë veç një pasqyrim

e unë zgjas ,

njaq!

/www.QendraPress.com/