Komandant Drini mbetet  emblema e lirisë


                Tani e 24 vite të plota pikërisht me datën 8 maj Prizreni me dhembje të papërshkruar evokon njërin nga komandantët më emblematik të luftës së UÇK-së përkujton Komandant Drinin. Përkujtimi i sotëm për  komandantin më të dashur e të respektuar për Prizrenin dhe Kosovën filluan me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Kurse me shumë emocione sot, ka përkujtuar vrasjen e komandant Drinit në emër të shoqatave të dala nga lufta sekretari i OVL-së Isa Berisha,Derisa Nana Qamile me dhembje kujton vrasjen e birit të sajë komandat Drinit. U vra biri im që aq shumë bëri për Kosovën, Duhet të jemi të fortë  por dhembja nuk largohet për  Ekremin se ai ishtë djal i cili nuk u ndal kurr tuj ba luftë për lirin e Kosovës.
Komandat Drinit. “Drini” u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë..Për zbardhjen e  kësaj vrasjes nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Komandant “Drini” ka themeluar  atë botë Asosoicionin e Veteranëve të Luftës në Prizren, që ishte e para në Kosovë  derisa ai ishte edhe njëri nga ideatorët e shumë  lëvizjeve demokratike në fillim të lirisë së Kosovës,ku me mesazhet e tija jepet porosi madhore.

. Familja Rexha kërkojë zbardhjen e vrasjes.
             Njëri nga tre vëllëzërit e gallë të komandant Drinit, Ruzhdi Rexha,duke folur për vrasjen e komandat Drinit tha,jemi në pritje të zbardhjes së kësaj vrasje” pohon Ruzhdiu. Kjo pritje e gjatë  po na  bënë më të fortë dhe më të bindur shprehet ai. Bashkëshortja e Komandant Drinit Ekrem Rexha, zonja Hajrie Rexha Jo pse ishte bashkëshorti im por,  vrasja e tij isht e vrasja e lirisë së Kosovës, Nëna Qamile Rexha, tregon se “Ekremi ishte më i miri djal, Ai që  në rini veq  për Kosovë ka punuar. Jemi krenar që e patëm por, ja na e vranë, Unë them se nëse gjendet kush e vrau ju lus asnjë lot për mu  mos e derdhni ditën kur vdesë ,, veq  të gjendet kush e vrau,,” tregon nëna Qamile Rexha, Tashmë edhe bijtë e  tij Drini dhe  Ekremi i cili lindi  pas vrasjes së babit të tij tashmë po marrin shembullin se si duhet dashur e se si duhet vdekur për atdhe e për liri” tregon Hajrija./www.QendraPress.com/