Çaste poetike me poetin;Murtez ASLLANI

TË PASTREHET

—————————–

Jetojnë të vetmuar

nuk kanë as shtëpi,

si kalohet kështu jeta

nëpër skuta e galeri.

Janë të pa punë

rrugëve bredhin kot,

sa shumë ka të tillë

kudo nëpër botë.

Gjithmonë të uritur

nga lëmosha jetojnë

netët dhe ditët e ftohta

përjashta i kalojnë.

Shumë gjendje e rëndë

për këta të mjerë,

kurrë pa u kënaqur

as dimër,as verë .

Enden posht e lart

dhe krejt të leckosur

të papastër e me sëmundje

për ta shpresa është sosur.

/www.QendraPress.com/