Fryma poetike  e së dielës me poeten:Albina CEKA

DIRIGJOJ

——————————

E heshtur tretem në melodi,

Dirigjoj refrenin që hidhet në fletë,

Në qetësi tretem në histori,

Se pena ka nisur dhe shkruan vetë.

E mallëngjyer tretem në kujtime,

Dirigjoj ngjyrat që më dhuroj jeta,

Pikturoj tik- takun e zemres time,

Se ajo e di ç’është e vërteta.

Rehatohem pa lotë, pa fjalë,

Dirigjoj orkestrën e shpirtit tim,

Penelin e lë të pikturoi i qetë,

sytë ngjyrë qielli plotë ndriçim.

/www.QendraPress.com/