Çaste poetike me poeten:Meri BO
Përse shkruaj?
—————————-
Shkruaj për hënat e përgjakura
që kurrë se njohën diellin.
Për zogjtë flatra gjakosur
nga epshet e të marrëve
Pre ty harabeli i vogël
kur godet xhamat e acartë, me sqep mëshire
Për ty ujëvarë
që freskon të tjerët dhe harron vetveten
Shkruaj për ëndrrat
flatra bardha në qiell të dashurisë
Të bëhen dete të bëhen male
të shuajnë zjarrin e stuhisë
Të bëhen yje në galaktika,
të bëhen lule në buzëqeshje
Ku të shkoj bleta, të mbledh nektar
e ta perhap në buzë vjeshte.
Shkruaj për puthjen mjalt të muzgut
ku dielli shuhet në harrim
Shkruaj për zjarrin e pasosur
që përvëlon në gjirin tim.
Shkruaj për buzën tënde te përvëluar
që thith nektar mbi buzët e mia, e s’ngopet
Për dhimbjen e njeriut
që në perëndimet e jetës, drejt banesës së përjetshme
Shkruaj për një fjalë që e harrova diku
dhe ma rrëmbeu një ditë
një lumë i rrëmbyer i turbullt.
Shkruaj për ty edhe për mua
Shkruaj për fjalën e shenjtë dhe magjike:
Të DUA!
/www.QendraPress.com/