Çaste poetike me poeten:Blertë Tmava VESELAJ
NUSE E QIELLIT
——————————
Sonte ti u bëre nuse
Nuse e qiellit plot me yje.
Edhe hëna u shfaq ndriçuese
Ti je më e bukur pa mëdyshje.
Sa dasmorë të pritën ATJE?
A e pëlqyen tëndin nur
Në të bardha nga këtu të nisëm
Por me lot e pa kurorë.
Nuse e qiellit sot u bëre
Në tokë një vend bosh e le
Po mirësia që kishe në shpirt
Sonte qiellit ia largoi retë.
Rri e qetë dhe e buzëqeshur
Me urtësi rriti dhe yjet
Ashtu si dikur në tokë
Që largoje të keqen, rritje të mirën.
Ti ishe engjëll thellë në shpirt.
Sonte vetëm krahët fitove
Nuse e qiellit që shndrit
Me vëlla e motra sot u bashkove.
/www.QendraPress.com/