Çaste poetike me poeten:Merita GRUDA
Çanta ishte bërë gati
dhe unë nuk isha aty
nuk dëgjova pyetjet
e ke parë këtë
di gjë ku është kjo
ku e kam lënë atë…
Ai i kish mbledhur të gjitha
vetë,
vetëm.
Kur u ktheva, po dilte
E ke marrë këtë
po atë,
shih se mos ke harruar
je i sigurtë qe e ke në çantë..
lëshova lumë pyetjet
Më perfshiu në krahët e tij,
(sa e vockël m’u duk vetja)
Ma, i kam marrë të gjitha
më tha butë dhe doli
Me zemrën grusht
m’u desh të pranoja:
Im bir ishte rritur.
/www.QendraPress.com/