Çaste poetike me poeten:Lavdije Karrametaj ZALLI

PUTHJA E NËNËS

U zgjova

Me puthjen tënde,

E shtrenjta ime nënë

Sytë e mi i pashë

Në lotët e syve të tu,

Buzën në gaz kishe venë,

Sikur doje të më thoje,

Mos ke frikë,

Pranë teje jam unë.

Sytë përsëri,

U mbyllën ngadalë,

Sikur donin të binin

Sërish në gjumë,

E t’mos zgjoheshin më,

Se kisha frikë,

Ah kisha frikë!

Mos po humbisja

Puthjen tënde,

E shkëlqimin e lotëve t’tu!

/www.QendraPress.com/