1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me sukses planin operativ “Siguria në trafikun rrugor” gjatë periudhës 06.05.2024-12.06.2024.

Këto aktivitete janë realizuar në katër (4) komuna të rajonit të Prizrenit.

Në këtë periudhë janë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e tetë (1828) gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë shkelur ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Përveç kësaj, janë ndërmarrë veprime të ndryshme në kuadër të planit:

Hetimi i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve me dëme materiale në komunikacion,

Hetimi i dymbëdhjetë (12) aksidenteve me të lënduar,

Vendosja e masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve për pesëmbëdhjetë (15) persona.

Njësitë policore vazhdojnë të mbajnë pika të kontrollit të automjeteve në terren për të parandaluar aksidentet e trafikut rrugor, me fokus të veçantë në aksidentet me fatalitet,njofton zëdhënësi i policisë Vesel Gashi