Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Kujtim HAJDARI
TI ERDHE…
————————-
Ti erdhe pa zhurmë, e qetë,
Si erë lulesh që vjen ëmbël,
Që përkëdhel e shkon lehtë,
Dhe një flutur të lë në zemër.
Rizgjove një botë të vdekur,
Një botë që flinte nëpër stepa,
Një zë harruar dhe të mekur,
Që dallgët hodhën nëpër shkrepa.
Ndeze flakë një zjarr të shuar,
Shpirtin tënd e bëre dritë,
Dashurisë që të ka munguar,
I rizgjove gjithë meloditë.
/www.QendraPress.com/