Çaste poetike me poeten:Shpresa CACAJ

Jeta.. është si një piano dhe ti pianisti i saj,,

 kështu qe përpiqu te krijosh melodinë

me te bukur te jetës tende..

Ajo është shume e shkurtër,

nuk meriton te mbushet me zile

,hipokrizi,urrejtje e çdo gjë

te keqe qe e shkatërron atë..

Nesër do te jesh vetëm një kujtim..

Jeta është rruga jote,dhe je vetëm!

Gjithkush mund te eci me ty, por jo për ty!

..Jeta merë gjithmonë drejtimin e hapave tanë..

prandaj zgjidh kursin tënd me kujdes!

Është e vetmja rruge qe nuk udhëtohet dy here..

rrëmbe dhe jeto çdo moment te saj.

Kujdes..ajo nuk është një gare për

te vrapuar,por një udhëtim për ta shijuar..

Jeta është një dhe te përket vetëm ty,

mundohu ta jetosh ne mënyrën me te bukur..

Shëndet dhe fat ne jetë për te gjithë uroj.

/www.QendrePress.com/