Çaste poetike me poeten:Anila KODRA

NËSE DO MUND

———————————-

Nëse do mund të udhëtoja kudo,

Do ta bëja në ëndërr ashtu si vërtetë,

Do udhëtoja vetëm me atë person

Që më bën të ndihem vetja ime vetë.

Nëse do mund të udhëtoja diku,

Do ta bëja duke shkuar vetëm në një vend,

Atje, ku mbeti harruar, humbur rinia ime

Dhe dashuria me gërma zjarri mu gdhend.

Nëse do mund të udhëtoja me dikë

Do doja ta bëja këtë me ty çdo herë,

Nëse s’ndodh e mbetet vetëm ëndërr

Rrufe le të shkrepin mes diellit në verë.

Nëse do mund të udhëtoja vetëm një herë

Do isha krah teje dhe me askënd tjetër.

Le të jetoja mes qiejsh, detesh e malesh

Mbase dhe humbëtirë a një epokë e vjetër.

Anila Kodra Kotroci

/www.QendrePress.com/