Çaste poetike me poeten: Hyrë H. FAZLIJA
Sytë…
—————–
Në mijëra ngjyrash Ylberi,
kërkojnë shikimin
përtej thellësisë së detit…
Në erë me erë ngrin shikimi
kur ndeshet me malin, me bjeshkën
furtunë bëhet, zjarr, prush…
Dhe ngre qepallat,
hap ballin, bëhet vapë që përcëllon.
Dhe ngjethë mish’n si purtekë:
-Mrekulli që sytë shohin
mes turma zogjsh bredhës!
Kush e di ndoshta?!
Ndoshta pamundësia për të prek diellin,
sytë shohin në zemër!
13.05.2014,
/www.QendraPress.com/