Dita Ndërkombëtare e Muzeve: QRTK në Prizren dhe OJQ Educo lidhin memorandum bashkëpunimi.

       Me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për të realizuar projektin “Zhvillimi i Metodave Inovative të Mësimit për Restaurimin e Artefakteve Etnografike në rajonin e Prizrenit”. Kjo marrëveshje synon të krijojë një platformë bashkëpunimi për zbatimin e projektit, i cili ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e aftësive të restaurimit të artefakteve etnografike në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Përmes trajnimeve dhe mësimeve specifike, projekti do të ndihmojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre artefakteve, duke përfshirë edhe të rinjtë e rajonit.Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, deklaroi se kjo marrëveshje do të ofrojë njohuri themelore për të rinjtë e angazhuar në programin e restaurimit të artefakteve dhe do të ndihmojë në hartimin e programeve edukative dhe promovuese për ruajtjen e trashëgimisë së luajtshme.“QRTK – Prizren do të ofrojë hapësirë në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për organizimin e punëtorive të restaurimit për një periudhë njëvjeçare”, shtoi Hoxha.Përfaqësuesi nga OJQ Educo, Enis Shkurti, theksoi se ky bashkëpunim do të mundësojë zbatimin e një projekti të rëndësishëm për të rinjtë dhe studentët, të cilët do të trajnohen nga zyrtarët kompetent të QRTK Prizren, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi