Fryma poetike e së dielës me poeten: Mejreme Kajolli TUSHA
NËNË
———————
Më mungon shikimi i syve
Buzëqeshja e ëmbël
Përqafimi i pastër shpirti
Fjalët përplot butësi.
Zbukuruese e jetës
Burim i pashterur e mirësisë
Me dashuri e mbushe botën
Mungesën tënde përqafoj.
Ti je engjëll në parajsë
Lule që puth kur qaj
Emër që shqipton bota
Nënë, shqip të thërras.
Mejrem Kajolli Tusha
/www.QendraPress.com/