Fryma poetike e së dielës me poeten:Shukrije GASHI

Veshur me shpirtin tënd

(N. Pagarushës)

——————————–

Ka kohë që shpeshë i bie kah

banesa jote në Ulpianë mike

gjatë mbaj sytë tek ballkoni yt

kërkoj prehje nga kohët e mira

kur ndejat i kishim plot gaz e hare

dhe për një hop më bëhet se t’shoh

si dje e gjithë jetën elegante dhe e thejshtë

nje shtozojvalle pa hile e sedër mondane

nuk më pëlqenë t’ mendoj për

dhimbat tua a dëshirat e zvetnuara

pa krah e shteg

njësoj m’ ha marazi ngjethjeve n’ lëkurë

për plagën e hapur që more me veti

njomur me lotë

e di që nuk rri e qetë as ndër engjuj

Fleta magjia e profecisë sate dritë

mba pengë brengën e gëzimin jetë

me gjasë ajo rri zgjuar ende në syrin tënd

t’majt si dje n’ ofshamat e tua t’gjata

e terri nuk fle n’ shpirtin e zhuritur

as buzëqeshja yte e dlirë gjenë

reahti mes gjërave e rekuizitave

t’ veçanta ndryer n’ harresë sirtari

ta dish gjithmonë ecjeve nepër kohë

vishem me shpirtin e gazin tënd

sa e lumtur jam që të kam njohur

e dehur n’ madhështinë e shembëllimit njeri…

/www.QendraPress.com/