Çaste poetike me poetin ;Setki Q. JASHARI
Më vranë ata që kam besuar…
——————————————
Kohë dimri kur më lindi hyjnorja nënë
Bënte ftohtë, sepse ishte epokë djallëzore
Por kam qenë i fortë, i ngrohtë gjithmonë
Se shpirtin ma ndriçuan, rrezet diellore…
As një lajm, as një këngë, aspak dhe bujë
Se lindi një rebel, një gardian i dashurisë
Dhe luftova si luan, t’le një shenjë në jetë
Por djajtë s’më lejojnë, t’fluturoj mbi retë
Është shkruar, edhe unë do t’vdes një ditë
Por nuk mbjell panik, frik në shpirtin tim
Sepse në këtë planet, më sollën perënditë
Të luftoj për të vërtetën, i vetmi qëllim…
S’lëndova askënd, respektova shoqërinë
Nuk u ankova kurrë, gjithmonë i duruar
Kam patur dhimbje, kam duruar hajninë
Por shpirtin më vranë, ata që kam besuar…
/www.QendraPress.com/