Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Skender BERISHA

KËNGA E RE

—————————–

Prapë mëngjesi në mes

blerimi i dendur

një vrull i ri

edhe ti

dikund

midis blerimit

e qiellit të kaltër

pastaj lumi

shkumëzim i qartë

deri te buza e ndezur

shtogu këndon

bëhet fyell lumi

prej dhimbjes sime

fluturon zogu i lodhur

me sy dielli

qeshin shelgjet

fishkëllejnë

me gjuhën e njomësisë

e lehtë e brishtë

këndon edhe ti

kënga ngatërrohet

nëpër shkurret veshpërpjetë

kur shushurin

qetë qetë

një zemër që trokëllin

edhe unë qaj vetë

e qaj prej fundesh të errëta

këngën time

të vërtetë

21 maj 2018,Prizren

/www.QendraPress.com/