Çaste poetike me poetin;Idriz BERISHA XIXHI
MOS MA KËRKO LOTIN
—————————————
Sa bukur!
Nuk dua që dashuria
Me fjalë të peshohet,
E perëndishme të jetë dua.
Po hëna mund t’na përzë
nga shtrati blu
Edhe kur perdja bie në natë
Sa e bukur je!
Skalitur me sy e vetulla
Në derë trokas e nuk të trazojnë
Dashuri në sy të kam.
Çdo ditë hap derën
Hijen tënde t’a marr
Sa e bukur je!
Mos u tremb nga unë
I gjallë jam
Po fjalët s’më dalin as me ty e as pa ty
Kjo pamje ngjyra -ngjyra si emri yt
Melankoli si hije,si varr , si trup e si shpirt
Më mbështjellë si retë mbi kodrat e kuqe
Marr hap me vrap
Të ti këthehëm prap!
Unë jam shtegtari, gur i bardhë i rëndë
Ngatërruar këmbësh me hijen tënde
Sa e bukur je!
/www.QendraPress.com/