Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, tha se i “ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha ai në një fjalim para gazetarëve në New York. Presidenti i Serbisë tha se vlerësimet e supozuara të atyre që propozuan rezolutën ishin se më shumë se 110 vende do të votonin pro dhe se do të kishte rreth 45 abstenime, raporton nova.rs.