Çaste poetike me poeten;Shyrete  DEMAJ

S’më qesh ëndrra

————————

S’më mbushin shpirtin

premtimet e dhëna

as fjalët e bukura

as puthjet e thata…

Asgjë smi thanë lotët

ujvarë të gjata..

S’më mbush syrin

as mendjen smë mbush

Kur malli djeg si prush

As kujtimet e ëmbla

album me figura

S’ma shuan ejtjen

as lumi as gurra..

S’më qesh ëndrra

mbuluar me mall

pa ndezur dashuria zjarr

S’më shkruan pena

nuk rreh as zemra

pa vlu dashnia ndër vena..

/www.QendraPress.com/