Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi BEJA
PRAG APOKALIPSI
————————————
Lëngon toka braktisur prej Zotit e dashurive,
rënë duarve të lakmive,
të paskrupullta e të padukshme,
që betejën e kanë humbur me ndërgjegjen
e sot luajnë̈ një lojë të re me maska.
Një̈ tis trishtimi mbulon horizontin
E ashtu shtrihet syve tanë,
pasqyrë e asaj që strukim në shpirt…
Rënkon dhe deti.
Nga vala e përjetshme përkundur piskamash…
Pa peshq e alga
Veç ujë̈ që mbledh lumenj të njelmët,
e s’resht së lari mëkate!
/www.QendraPress.com/