Çaste poetike me poeten; Esmeralda BREGAJ
Mrekullisht unë
——————————
Ndonjëherë jam e padrejtë,
Por shumë..
Aq sa do t’i bija me shuplakë erës.
Ajo është një vajzë e vogël budallaqe,
Më dërrmon me dashuri, më mban si hekur.
E kush ia kerkoi?!
Ndonjëherë dua të bërtas,
E lirë si deti i dimrit
Lëshoni tokën dhe qiellin.
Zotërit e mi,
dashuri, dashuri
Jeta e zotërinjve!?
Ato nuk janë për mua!
Unë jetoj nga dielli i dehur
E deti i torturuar
E qielli i pafund,
Dhe nuk jam një gabim i paracaktuar.
Do të doja të marr frymë jete, po jete
A ju duket e çuditshme kjo!??
Dhe nuk kënaqem kollaj!
Me gozhdë gërmoj rërën
Natën pushtoj hënën.
Gjatë ditës fluturoj botën si një sovran.
Arti, poezia, jeta…gëzoj havadan
Vallja e ujqërve të uritur
Toka ime e krehur e bukur ujitur.
Ngjyra të ndezura
Mure të lidhura me lot
Na lidh e na ndan një botë.
Magjepsja e qiellit më të bukur ne tokë.
Çdo ditë.. një dashuri e re
Për jetën
Sa e mrekullueshme të jesh jashtëzakonisht e gabuar!
Kështu jam unë..
E vërtetë
Me krenari!
Mrekullisht unë…
Alda
/www.QendraPress.com/