Çaste poetike me poetin;Anila TOTO

Mos më shiko më drejt e në sy

——————————————

Mos më shiko më me ata sy…

Ti e di : “Kam frikë nga njerëzimi.”

Nga ‘ta,

Nga vetja,

Nga ty,

Nga zhgënjimi.

Pastaj bëhem gur, bëhem gur

E ngre mure, mure të lartë, më të lartë!

(Sepse ende vazhdoj ta dua jetën)

Mos më shiko më me ata sy,

Bien tërmete!

Mos më shiko më drejt e në sy,

Mos fol më as edhe një fjalë!

Tashmë unë jam një tjetër njeri

Që nuk e ke njohur kurrë…më parë.

Anila Toto

/www.QendraPress.com/