Çaste poetike me poeten; Margarita Llapushi ZENELI
Babai dhe Nëna
————————–
Sa i lumtur jam
me prindërit në krahë,
më bekoi zoti
me nënë dhe baba!
Burrërinë babai
mua ma mësoi,
Nëna mirësinë
tek unë trashëgoi!
Baba edhe nënë
janë unik në botë,
diell edhe hënë
që ndriçojnë mbi tokë!
Sa shumë që ju dua
s’ka si ju të dytë,
xhevair për mua
ju ruaj si sytë!
“Të dua o nënë
të dua baba,
madhështia juaj
nga shpirti s’mu nda”!
/www.QendraPress.com/