Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ
S‘MË NJOHU KULLA, PEMA E GURI…
—————————————————
Kur na mori vera e na riktheu plot mall
S‘më njohu kulla pema as guri tek porta
mbuluar merimanga pluhur degë e barë
Stinët kishin ikur moti e ishin plakur pa ne
grila merimangës tek porta e barishte të lëvjerra te‘poshtë strehëve
dhimbshëm pikonin pritjes e pyetnin kush je
Kur zbritëm atje plot mall bashkë me verën e vonë
i hoqëm dhimbjet kullës pemës e gurit barishtet
dhe tek, pastaj na njohën /www.QendraPress.com